Plazhi i kuq është një panoramë idilike që ndodhet në parkun natyror buzë lumit Liaohe, rreth 30 km në jugperëndim të qytetit kinez Panjin.
Plazhi është i gjatë 26 km dhe gati 1 km i gjerë. Ndërkaq, emrin e ka marrë nga një lloj bari i detit që fillon të rritet në muajin prill ose maj – dhe që gjatë gjithë verës ka ngjyrë të gjelbër, mu sikurse bari tjetër kudo në botë. Mirëpo, në stinën e vjeshtës, ky lumë shndërrohet në një vend spektakolar, ngase bari merr një ngjyrë të kuqe të ndezur.
Lumi Liaohe është pjesë e parkut të mbrojtur natyror “Shuangtai Hekou”, dhe vizitat në këtë zonë janë të kufizuara. Këto kufizime janë bërë për t’i mbrojtur disa nga shtazët dhe shpezët e rrezikuara që jetojnë në këto vise, siç janë disa lloje të rralla të pulëbardhave, breshkat gjigante, fokat etj.
Krahas kësaj, plazhi i kuq strehon dhe mbi 236 lloje të shpezëve të tjera.
Nëse planifikoni të vizitoni këtë mrekulli natyrore, atëherë, ju propozojmë që, për shkak të efektit më të madh, këtë ta bëni në muaji shtator, tetor ose nëntor. /NGJYRA.COM/