Falë rrjeteve sociale imazhet e këtij plazhi të fshehur në Meksikë kanë përshkuar gjithë botën. Duke e pasur parasysh se ai duket joreal, shumë persona e kanë kontestuar vërtetësinë e këtyrë imazheve duke thënë se ato janë të punuara në kompjuter.
Megjithatë, ky plazh i fshehur me të vërtetë ekziston dhe atë në ishullin Marieta në Meksikë, jo shumë larg nga brigjet e qytetit Puerto Vallarta (rreth një orë larg me anije).
Plazhi është mbajtur për një kohë të gjatë i fshehur nga sytë e publikut edhe pse ishulli çdo ditë vizitohet ilegalisht nga qindra turistë.
Ishujt Marieta përbëhen nga një varg i ishujve të vegjël, të formuar para disa mijëra viteve nga aktiviteti vullkanik në këtë zonë.
Ishujt janë krejtësisht të pabanuar, ndërsa për shkak të florës dhe faunës së pasur dhe të ndjeshme, ata janë nën mbrojtjen e qeverisë meksikane.
Përveç kësaj, gjatë viteve 1900-ta, qeveria këtu ka testuar pajisje ushtarake, andaj ende dyshohet se ishujt janë përplot me mjete të pashpërthyera eksplozive.
Pas shamatës së madhe që kishte ngritur disa herë në nivel ndërkombëtar shkencëtari i njohur Jacques Cousteau, në fund të viteve 1960, qeveria maksikane kishte vendosur më në fund që t’i shpall ishujt park kombëtar dhe në këtë mënyrë t’i mbrojë nga peshkimi, gjuetia, apo ndonjë aktivitet tjetër njerëzor.
Deri tek plazhi i fshehur mund të arrihet edhe me not nëpër një tunel shpelle rreth 50 metra të gjatë dhe meqë tuneli nuk është nën ujë, në plazh mund të arrihet edhe pa pajisje të zhytjes. /NGJYRA.COM/