Pishinat dhe banjat që të gjitha të shpikura nga njeriu, i përafrohen deri diku këtyre rezervuarëve të jashtëzakonshëm natyralë, të krijuar, formësuar dhe formuar nga forcat natyrore, e të përmbytura me ujë nga nëntoka apo ujëvarat. Disa janë më të mira se parqet e ujit.
10. Gjiri i Gjenevës, Saint Martin
Përveç se është një destinacion turistik atraktiv për shkak të plazheve të tij me rërë të bardhë dhe ujit të pastër të kaltër, në këtë ishull ekziston dhe një pishinë e bukur natyrale. Bregdeti i vogël shkëmbor mund të arrihet me këmbë nga Gjiri Guana.
Pse ta vizitoni?
Në këtë pishinë mund të freskoheni pas një shëtitjeje të këndshme bregdetare.
9. Pishina e Shampanjës, Irlanda e Veriut, Zelandë e Re
Ky pellg gjeotermik është një mrekulli spektakolare natyrore. Megjithëse i formuar 900 vjet më parë, kjo moshë është relativisht e re për një formacion të këtillë. Burimi i nxehtë është 62 metra i thellë, ndërsa temperatua e ujit është rreth 73 °C. Edhe pse nuk është i përshtatshëm për larje, pellgu është një mrekulli që ia vlen të shihet.
Pse ta vizitoni?
Pishina është një atraksion i popullarizuar
8. Burimi i Nxehtë i Mamuthit, Wyoming, SHBA
Travertina Minerva Terrace është një nga pikat më spektakolare në Parkun Kombëtar Yellowstone. Uji buron nga nëntoka dhe poshtë kodrës është jashtëzakonisht i nxehtë (80 °C). Burimet e nxehta mbulojë një sipërfaqe shumë të madhe, e cila është interesante për t’u eksploruar.
Pse ta vizitoni?
Edhe pse larja në të është e pamundur, ambienti është me të vërtetë shumë i bukur.
7. Burimi i madh ngjyra-ngjyra, Wyoming, SHBA
Ky është burimi më i madh në SHBA. Emrin e ka marrë sipas ngjyrave të gjalla të ylberta, që shkaktohen nga bakteret. Ngjyra e burimit ndryshon çdo sezon, përveç në pjesën qëndrore të tij, ku nuk ka baktere për shkak të temperaturës ekstreme.
Pse ta vizitoni këtë vend?
Ky është burimi i nxehtë i treti në botë për nga madhësia, i cili është me të vërtetë mbresëlënës.
6. Pishina e Djallit, Ujëvarat Victoria, Zambi
Këtë ujëvarë të mrekullueshme, e cila është një nga më të njohurat në botë, vendasit e quajnë “tymi që bubullon”. Pishina e Djallit është një pishinë e formuar natyrshëm në anën e Zambias. Nga shtatori deri në dhjetor rrymat bëhen më të dobëta se zakonisht dhe disa aventurierë marrin guximin të notojnë në të, madje edhe vetëm disa metra larg nga gremina.
Pse ta vizitoni?
Ia vlen të shihet ujëvara, por noti në pishinë nuk është një aktivitet që rekomandohet.
5. Ujëvarat Havasu, Arizonë, SHBA
Këto ujëvara të bukura, që gjenden në Kanionin e Madh, formojnë një pishinë natyrale, e cila ofron një not stimulues për adhuruesit e ecjes. Temperatura mesatare e ujit arrin në 21,1 °C. Ngjyra e saj është e kaltër për shkak të magnezit dhe kalciumit.
Pse ta vizitoni?
Pishina natyrale me dy ujëvara, ambienti përreth dhe shtigjet e shumta të ecjes në të vërtetë janë mahnitëse.
4. Bahmah, Wadi Shab, Oman
Gropa natyrale e fundosur në Parkun Kombëtar Hawiyat është me të vërtetë e bukur dhe ofron një përvojë të paharruar noti. E rrethuar me shkretëtirë, gropa është e mbushur me ujë të kthjellët si kristali, duke krijuar një oazë të bukur. Edhe më të bukur udhëtimin e bëjnë vendparkimi për makina dhe objektet e ndryshme.
Pse ta vizitoni?
Ky është një nga vendet më të mira në Oman për të bërë not.
3. Pishina Hamilton, Teksas, SHBA
Kjo pishinë natyrale, e krijuar nga shembja e dheut në ditët e sotme është një atraksion i preferuar. E rrethuar me mure gëlqerore pishina po ashtu përmban një ujëvarë e cila rrjedh nga pjesa e epërme.
Pse ta vizitoni?
Parku është shumë i bukur me vende të shkëlqyera natyrale dhe mundësi të shumta për ecje.
2. Giola, Thassos, Greqi
Ky rezervuar unik uji, që ndodhet në afërsi të fshatit Astris, ofron një përvojë të këndshme noti. Deti Egje e furnizon lagunën me ujë, i cila bëhet edhe më e ngrohtë se sa në det. Ky është me të vërtetë një nga vendet më të popullarizuara për not.
Pse ta vizitoni?
Në këtë pishinë unike natyrale uji është shumë më i ngrohtë se në det dhe më i këndshëm për të notuar.
1. Banja e Mbretëreshës, Kauaʻi, Havai
Sikur të mos mjaftonin plazhet me rërë, natyra ka krijuar disa mrekulli shtesë në Havai. Banja e Mbretëreshës furnizohet me ujë nga oqeani, i cili mundëson notin në këtë bregdet me gurë. Aty pran ekziston edhe një ujëvarë e vogël, ku mysafirët mund të lahen në ujë të ëmbël.
Pse ta vizitoni?
Kjo është një pishinë e mrekullueshme, ku mund të freskoheni gjatë verës. /NGJYRA.COM/