Oaza e gjelbër e Pishinës Hamilton gjendet në zemër të shkretëtirës së Teksasit, në SHBA, në afërsi të qytetit Austin. Kjo oazë, që zë një sipërfaqe të mbrojtur prej 0.92 kilometra katrorë, në ditët e nxehta të verës është një vend i popullarizuar për banorët vendës dhe shumë turistë.
Pishina është një burim natyror i formuar në gurë gëlqeror nga lumi nëntokësor nga i cili janë formuar edhe shumë përrenjë të vegjël dhe vegjetacioni i harlisur përreth tyre.
Pikërisht për shkak të këtij lumi nëntokësor, bimësia jashtëzakonisht e pasur ka krijuar këtë oazë të gjelbër të mbrojtur me një bukuri të jashtëzakonshme.
Përveç ujëvarës rreth 15 metra të lartë, atraksion në vete janë edhe formacionet interesante të stalaktiteve dhe disa lloje të zogjve të rrallë dhe të rrezikuar që jetojnë në këtë pishinë, e cila është pjesë e rezervatit natyror Balcones Cayonlands dhe si e tillë bënë pjesë në kategorinë e zonave të mbrojtura.
Për shkak të statusit të saj, në të ndalohet peshkimi, çiklizmi malor, kampimi, manarët, gatimi dhe ndezja e zjarrit.
Ndonëse pishina natyrore dhe përroi nuk janë trajtuar kimikisht, cilësia e ujit monitorohet rregullisht, andaj për këtë arsye ndodhë që herë pas here noti në pishinë të ndalohet. /NGJYRA.COM/