Që nga mesi i muajit gusht deri kah mesi i janarit, kur në lumin Zambezi bie niveli i ujit, përgjatë tehut të ujëvares së famshme Viktoria, mund të notosh në pishinën natyrale, të cilën turistët e kanë pagëzuar me emrin, “Pishina e dreqit”.
Përgjatë mijëra vjetëve të erozionit, në këtë lumë janë formuar shumë pishina, ndërsa një prej tyre mu në tehun e ujëvarës së lartë 128 metra.
Për të arritur deri të kjo pishinë, turistët duhet të ngjiten nëpër shkëmbinj, pastaj të ecin apo dhe të notojnë në lumë. Ndërkaq, kur të arrijnë në tehun e pishinës, vetëm guximtarët hidhen aty dhe lejojnë që uji i lumit t’i bartë deri në tehun e ujëvarës.
Shpëtimtarët e angazhuar nga pushteti në Zambi çdo vit kujdeset që turistët të mos shkojnë shumë larg me aventurat e tyre, sepse përpjekjet e tilla do të rezultonin me vdekjen e sigurt. /NGJYRA.COM/