Molla u bë dardhë, Puma u bë Tunë, Adidasi Adidos, Supermeni Specialmen… të gjitha këto emërtime vijnë nga Kina – vendi ku në vazhdimësi kopjohen produktet e kompanive më të mëdha botërore.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri me disa nga produktet më të famshme botërore që janë kopjuar dhe hedhur në treg nga plagjiatorët kinezë, e të cilët arrijnë të vjedhin pothuajse në tërësi dizajnin, logon apo pamjen e produkteve perëndimore, por jo dhe cilësinë e tyre.
Dhe, duket që kinezët nuk e kanë ndërmend të ndalen, ngase punojnë sipas parimit: “Origjinali është fajtor – sepse ia nisi i pari”. Se për çfarë bëhet fjalë, shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/