Piramidat e çuditshme dhe unikatenubiane në nekropolin (varrezën) e Meroes, për qindra vjet i kanë ruajtur gjurmët e brishta të qytetërimit misterioz dhe moti të harruar.
Meroe ishte një qytet i lashtë në bregun lindor të Nilit, i cili për disa shekuj me rradhë ishte kryeqytet i mbretërisë Kush (e cila përfshin pjesë e Sudanit të sotëm). Numri i madh i piramidave në këtë qytet janë një tregues se dikur Moroe ishte një qytet i madh me shumë tregtarë dhe banorë të zakonshëm.
Arkeologët kanë përcaktuar se pjesa më e madhe e piramidave janë të ndërtuara në stilin nubian. Strukturat me kënde të mprehta dhe themelet relativisht të ngushta paraqesin pothuajse të gjitha tiparet e këtij civilizimi për të cilin dihet shumë pak, megjithëse ishte një nga më të mëdhenjtë në histori.
Meroe ishte selia jugore e mbretërisë Kush, e cila kishte lulëzuar në periudhën 800-250 para erës sonë, kur ishte zgjeruar në pjesën veriore në Egjipt, pasi ky i fundit ishte pushtuar nga Perandoria Romake. Fuqia e kësaj mbretërie kishte filluar të dobësohej në shekujt 1 dhe 2 dhe atë kryesisht për shkak të dobësimit të industrive tradicionale të saj.
Nga kjo mbretëri e madhe e lashtë në ditët e sotme kanë mbetur pak më shumë se 200 piramida të pluhurosura mahnitëse. /NGJYRA.COM/ Foto: AP