Artisti nga Kalifornia, Russell Powell, ka krijuar një teknikë të jashtëzakonshme të pikturimit. Ai realizon portrete realiste në shuplakën e tij dhe pastaj i stampon ato në letër.
Posell, profesor i artit, portretet e tij i ka të detajizuara deri në atë masë, sa që japin ndjenjën e pikturave tredimensionale.
Procesi i krijimit të pikturave të tilla quhet “stampimi me dorë”, ndërsa brenda pikturave të Powellit mund të vërehen dhe gjurmët e gishtave të tij, që i bëjnë ato dhe më unikate.
Se për cfarë arti bëhet fjalë, shikojeni fotogalerinë në vijim, me disa punime të përzgjedhura të Powellit. /NGJYRA.COM/