Deri në vitin 2014 pikturat më të vjetra të njohura të shpellave ishin pikturat e kafshëve, të cilat besohet se janë bërë para 30.000-32.000 vjetëve, në epokën e Paleolitit të Epërm, e që janë gjetur në Shpellën Chauvet, në luginën e lumit Ardeche, në Francë.
Arti në shpellën Chauvet
Me pak dëshmi për të kundërtën, me të madhe besohet se një shkrepëtimë e të menduarit simbolik artistik tek njerëzit e hershëm kishte filluar në Evropë rreth kësaj periudhe.
Por, një zbulim i ri në ishullin indonezian të Sulawesit, në lindje të Borneo, sfidon këtë koncept. Në shtator të vitit 2014, shkencëtarët konfirmuan se disa nga pikturat e zbuluara të shpellave mund të jenë më shumë se 40.000 vjet të vjetra.
Ato përbëhen nga pikturat e bera me dorë (të ngjashme me pikturat e gjetura gjetiu nëpër botë), si dhe pikturat e kafshëve të asaj zone.
Një pikturë e një kafshe të asaj zone, e quajtur “babirusa” është identifikuar përfundimisht të jetë të paktën 35.400 vjet e vjetër, duke e bërë atë zyrtarisht punimin më të vjetër të njohur të artit figurativ.
Mbase arti figurativ është zhvilluar në mënyrë të pavarur në të gjithë botën.
Ka pasur edhe dëshmi tjera se Evropa nuk ishte vendi i vetëm i origjinës.Prania e ngjyrës së kuqe-oker (e përdorur zakonisht në pikturat e shpellave) që është gjetur në Izrael, daton para rreth 100.000 vjetëve, ndërsa në Afrikë janë zbuluar enë për përgatitjen e ngjyrave të cilat datojnë po ashtu qysh para 100.000 vjetëve.
Njëherësh këto janë enët më të vjetratë ngjyrave të njohura në botë. /NGJYRA.COM/