Artisti Paolo Troilo është i njohur për veprat e tij të mahnitshme foto-realistike dhe shumë energjike, të cilat i pikturon vetëm me gishtrinjtë e tij.
Troilo, i cili punon në teknikën bardhë e zi, nuk shfrytëzon asnjë lloj vegle tjetër për të pikturuar, ndërkaq pikturat e tij dominohen nga shpërthimi i energjisë njerëzore.
Në video-materialin që e shoqëron këtë shkrim mund të shihni metodën e pazakonshme të pikturimit të Paolos, si dhe procesin krijues të tij. /NGJYRA.COM/