Linnea Strid është një artiste me nam nga Suedia, e specializuar në pikturimin e figurave të njerëzve dhe ujit, njëkohësisht. Ajo pikturon njerëzit e zakonshëm, emocionet e të cilëve arrin t’i mbyllë me mjeshtri brenda një momenti të caktuar.
Uji ndërkaq, që shoqëron secilin portret të saj realist, paraqet ndryshimet ne jetën e njerëzve, rutinën, vdekjen por dhe rilindjen. Në secilën pikturë të saj, uji ka kuptim të ndryshëm – varësisht prej kontekstit.
Se për çfarë artiste bëhet fjalë, mund të shikoni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/