Në një ishull të vogël afër Afrikës, më konkretisht, në ishullin Sao Tome në Gjirin e Guinesë, gjendet kulla e quajtur Pico Cao Grande, apo Maja e Qenit të Madh.
Me lartësinë e saj prej 300 metrash (663 metra lartësi mbidetare), Pico Cao Grande është një nga “qafat vullkanike” më të larta në botë.
Mjegulla e dendur dhe lagështia që e rrethojnë xhunglën përreth (me sasi të reshjeve që sillet prej 4.500 mm deri në 5.000 mm në vit) shpesh bëjnë që të mos duket fare maja e kësaj kulle, ku jetojnë gjarpërinjë “të tmerrshëm” të zi, e ku qasja është pothuajse e pamundur për shkak se ajo është e rrethuar nga një shtresë e padepërtueshme e fierit gjigant.
Kjo kullë e errët gjendet në Parkun Kombëtar Obo, i cili mbulon rreth 30% të sipërfaqes së ishullit, e që është i njohur edhe si park kombëtar me pyje të shumta dhe të larmishme tropikale dhe me ekosistem të veçantë. /NGJYRA.COM/