Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë e ka shënuar 15 vjetorin e qëndrimit të astronautëve rreth hapësirës së Tokës, që paraqet zhvillim të ri madhor për këtë laborator në orbitë, për të cilin disa thonë se e meriton Çmimin Nobel për Paqe. Derisa operacionet priten të zgjasin edhe një dekadë, agjencitë botërore të gjithësisë tash po i shikojnë mundësitë që ky stacion të ndihmojë në krijimin e kushteve që pionierët e gjithësisë tu rezistojnë kushteve të vështira, gjatë ndërmarrjeve për vizita në Mars dhe hapësirat e tjera në Sistemin Diellor. Prej 2 nëntorit të vitit 2000, në këtë stacion kanë qëndruar 220 astronautë nga 17 vende, raporton REL.