Pesë urat më të tmerrshme në botë për kalimin e këmbësorëve

Frika nga lartësia mund të jetë një arsye e mjaftueshme për të mos kaluar kurrë nëpër ndonjërën prej këtyre urave, dhe në qoftë se rastësisht ndodhë të vuani nga gefirofobia, apo çrregullimi që ka të bëjë me ankthin e shkaktuar nga frika prej urave, atëherë me siguri se ju kurrë nuk do të mund ta dini se a është me të vërtetë i gjelbër bari në anën tjetër  të urës.

Ju sjellim në vazhdim pesë urat më të tmerrshme në botë të cilat ju shkaktojnë marramendje edhe guximtarëve më të mëdhenj.

5. Liqeni Triftsee, Zvicër

ura rrezik5

Nëse keni frikë nga lartësitë, atëherë me siguri se do të përpiqeni që me çdo kusht ta anashkaloni këtë urë që shpie matanë liqenit Triftsee në Zvicër.

Kjo urë rreth 170 metra e gjatë dhe rreth 100 metra e lartë është ura më e  gjatë e varur në Alpe, për kalimin e këmbësorëve.

Liqenin Triftsee është një atraksion turistik të cilin e vizitojnë çdo vit rreth 20.000 turistë, ndërsa ende nuk dihet numri i atyre që kanë marrë guximin të kalojnë nëpër këtë urë të  ndërtuar në vitin 2004, e të rikonstruktuar në vitin 2009.

4. Sarawak, Borneo

ura rrezik4

Në shikim të parë, kjo urë ka të ngjarë të ngjallë frikë dhe panik edhe tek më trimat, por në qoftë se e shikoni pak më nga afër – atëherë  do të frikësoheni edhe më shumë!

Ura është bërë nga bambusi i lidhur me litar dhe tel, ndërsa nëpër të mund të kalojnë njëkohësisht vetëm dy persona. Struktura e saj, e cila mund të na duket si mjaft e pasigurt, mirëmbahet dhe riparohet rregullisht nga banorët  lokal.

Të mos e harrojmë edhe një hollësi – gjatë kalimit mbi urë mund të ndodhë të ju zë deti – meqë ura luhatet  nga njëra anë në tjetrën dhe ju bën të ndiheni sikur të ndodheni të pashpresë në një traget të ndërtuar keq në mes të një stuhie të madhe të detit.

3. Ura mbi lumin Braldu, Pakistan

ura rrezik3

Nëse ju nuk pëlqen ideja  e kalimit të urës së bërë nga bambusi, atëherë kjo ide me siguri se nuk do t’u pëlqejë edhe më hiç.

Kjo urë që kalon përmbi lumin e furishëm Braldu, në Pakistan, është e ndërtuar prej degëve të ndërthurura.

Një lajm jo i mirë për ata që vuajnë nga klaustrofobia – gjatë kalimit nëpër urë, për shkak të ndikimit të peshës trupore të kalimtarit, ura ngushtohet dhe epet.

2. Titlis Cliff Walk, Zvicër

ura rrezik2

Për dallim prej urës në liqenin Triftsee, po në Zvicër, kjo është ura më e lartë në Alpe, e njohur edhe si “ura më e tmerrshme në botë “. Titlis Cliff Walk është edhe ura më e lartë e varur në Evropë.

E ndërtuar në një lartësi mbidetare hiç më pak se 2743 metra, kjo urë është rreth 1 metër e gjerë dhe rreth 100 metra e gjatë.

1. Lumi Hunza, Pakistan

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kjo urë, e cila kalon përmbi lumin Hunza, është ndoshta një nga më të tmerrshmet në botë. Nëse rastësisht rrëshqet, atëherë nuk ka kush që të pret.

Kalimi nëpër këtë urë, në ditët me erëështë ndoshta një nga përvojat më të tmerrshme që mund të imagjinohet, e lëre më të përjetohet.

Nga ura origjinale, në afërsi të fshatit Hussaini në Pakistanin verior, e cila është shkatërruar pothuajse e tëra nga përmbytjet e mëdha të vitit 2010, aktualisht kanë mbetur vetëm disa dërrasa të varura në një litar.

Nëse doni të kaloni në anën tjetër – kjo urë është alternativa juaj e vetme. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply