Futbollistët janë shembulli më i mirë i suksesit për të rinjtë e botës. Me lojën e tyre, ata kanë fascionuar dashamirët e futbollit dhe janë shndërruar në idhuj për mijëra e miliona fëmijë në të katër anët e globit… Fatkeqësisht, ka dhe përjashtime – së paku kur bëhet fjalë për sjelljet e këtyre yjeve të futbollit.
Në vijim ju sjellim pesë futbollistë, të cilët kanë pasur probleme me ligjin, madje dhe janë dënuar për sjelljet aspak të hijshme për reputacionin e tyre, siç janë: hajni, sulmi fizik, zhvatje…
5. Glen Johnson – plaçkitje
Ky futbollist i kombëtarës së Anglisë momentalisht është lojtar i Stoke City, ndërsa luan në pozitën e mbrojtësit. Ai ishte akuzuar për vjedhje të gjësendeve nga një banjë në B&Q, në vitin 2007, me vlerë 100 funte.
4. Eric Cantona – sulm fizik
Eric Cantona, i njohur edhe me nofkën Eriku i kuq, është aktor francez dhe ish futbollist i kombëtarës së Francës. Ai ishte akuzuar për sulm ndaj një tifozi me stilin Kung Fu, në vitin 1995, dhe për këtë shkak ishte dënuar dy javë burg (iu falën) dhe 120 orë pune në shërbim të komunitetit.
3. Joey Barton – sulm fizik
Joey momentalisht luan për Queens Park Rangers në pozitën e mesfushorit defansiv. Ai ishte akuzuar për sulm ndaj bashkëlojtarit Ousmane Dabo, ish-futbollist i Francës, në vitin 2008, dhe është dënuar (me ekzekutim të pezulluar) katër muaj burg.
2. René Higuita – Zhvatje
Rene Higuita është ish-portier i Kolumbisë, i njohur për pritjet e tij të jashtëzakonshme dhe për lëshimin e rrezikshëm të portës për t’i dribluar lojtarët kundërshtar me top. Higuita, në vitin 1993, ishte akuzuar si bashkëfajtor për kidnapim dhe ishte dënuar shtatë muaj burg për zhvatje.
1. Diego Maradona – sulm fizik dhe armëmbajtje
Ylli i kombëtares së Argjentinës, që njihet edhe me nofkën “Dora e Zotit”, ka pasur goxha problem me ligjin. Ai ishte dënuar për gjujatje me armë ndaj gazetarëve me një pushkë ajrore – dhe për këtë shkak ishte dënuar (me ekzekutim të pezulluar) 2 vjet burgim. /NGJYRA.COM/