Shkuma e rrojes mund të gjendet gati në secilën shtëpi dhe zakonisht përdoret vetëm për rroje. Megjithatë, ajo mund të shërbejë edhe për disa gjëra alternative – shumë të dobishme, e që duket sikur i kanë mbajtur sekret prej nesh. Në vijim ju zbulojmë pesë dobi të tjera që mund t’i keni duke e përdorur shkumën/gjelin apo kremin e rrojes.
5. Mbyteni zhurmën e derës
Nëse dera juaj kërcet derisa hapet dhe mbyllet atëherë, vendosni pakëz shkumë të rrojes në menteshë dhe do të heqni qafe zhurmën e padëshiruar.
4. Largojeni ngjyrën nga lëkura
Nëse keni punuar me ngjyrë dhe ajo ka mbetur në duart tuaja – mos u brengosni, me pak shkumë të rrojes me sukses do t’i hiqni edhe njollat me të forta të ngjyrës në lëkurën tuaj.
3. Eliminoni njollat
Nëse keni njolla në këmishën apo në qilimin tuaj, vëndosni pak shkumë të rrojes dhe pastrojeni atë vend me një leckë të pastër. Pas pastrimit njollat do të zhduken.
2. Kthejani shkëlqimin rubinetit
Mos u brengosni nëse rubineti juaj e ka humbur shkëlqimin, sepse ka zgjidhje – vendosni pak shkumë të rrojes dhe pastrojeni atë – brenda pak minutash do ta vëreni dallimin.
1. Pastrojeni pasqyrën
Çdo javë apo çdo dy javë pastrojeni pasqyrën e banjës me shkumën e rrojes që të keni një pasqyrë të shkëlqyeshme dhe të pastër. /NGJYRA.COM/