Përse puthen njerëzit?

Disa teori thonë që meshkujt puthen vetëm për shkak se ia rikujton thithjen e sisëve të nënës. Disa puthjen e interpretojnë si marrje “të asaj gjëje” magjike, gjë që ndodh gjatë puthjeve të personave.

Teori pak a shumë të ndryshme (jo)bindëse mbi fillimin…

puthja1234

Teoria e vartësve

Tingëllon sikur ajo do të duhej të jetë teori e komploti, sepse thuhet që të gjithë ne jemi shumë të varur për do farë kemikaliesh të prodhuara në trupin e njeriut, të cilat tajiten nëpërmjet buzëve. Prandaj, ne puthemi vetëm që të marrim një sasi të caktuar të asaj materieje.

Besimi në frymë

Teori shumë elegante, mirëpo llojet e tilla thjesht nuk tingëllojnë bindshëm, vjen nga besimi tepër i bukur. Në të vërtetë, konstatohet se si në kohë të lashta njerëzit kanë besuar se në frymë fshihet shpirti i njeriut dhe e gjithë fuqia e tij.

Pra, duke u puthur këmbehet fryma, gjë që nuk është asgjë tjetër pos kurorëzim i dy shpirtrave. Ky është mendim shumë romantik, i cili mund të thuhet në fazën e joshjes.

puthja  plazhi222

Nuhatja e prapanicës

Shumë antropologë konsiderojnë që për njeriun puthja nuk paraqet asgjë tjetër pos atë që e nuhasin reciprokisht kafshët. Te të dy llojet fjala është për mënyrën e përshëndetjes dhe që të dy veprimet kanë pasoja të njëjta.

Nga këndvështrimi i komunikimit, kjo do të thotë që puthja e një të huaji nuk paraqet as për së afërmi sa na vlen puthja e dikujt të cilin e njohim.

Feromonet seksuale

Mbase teoria mbi nuhatjen ka ndonjë kuptim nëse marrim parasysh faktin që njeriu gjatë evolucionit ka humbur shumë nga aftësitë e tij themelore natyrore.

Çdo kafshë me gjak të nxehtë, por edhe shumë peshq, nëpërmjet lëkurës tajisin kimikalie seksuale – feromonet, të cilat te gjinia e kundërt nxisin reaksionin momental.

Për shembull, nëse femra e salmonit e cila është e gatshme të hedhë ikrat, noton në afërsi të ndonjë mashkulli i cili është i gatshëm për seks, ai do t’i mbizotërojë të gjitha pengesat të cilat i dalin përpara në drejtim të femrës.

puthja-liqeni

Prekja me gjoks

Teoritë, të cilat gjithashtu janë goxha të bindshme, kanë të bëjnë me besimin e vjetër mbi kthimin e përhershëm ndaj gjoksit të femrës.

Kjo na bën të mendojmë që puthja është vetëm moment i cili na çon në kohën e kënaqësisë së plotë, derisa kemi qenë foshnjë kemi thithur gjirin e nënës. Sepse në ato kohë ushqimi ka qenë ai që për ne ka pasur kuptimin e dashurisë.

Pra, buzët që nga kohët e lashta na mundësojmë mënyrën më të mirë të komunikimit. Pa puthjen “thithëse” do të kishim mbetur të uritur dhe të padashuruar. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply