Shpeshherë zotohemi dhe premtojmë që do ta lëmë duhanin, duke vendosur data dhe objektiva që nuk janë reale për fillim. Pastaj fillojmë të ndjehemi të zhgënjyer pasi që nuk i mbajtëm premtimet dhe zotimet.
A e dini që shpeshherë dështojmë për shkak se kemi frikë për të kërkuar ndihmë.
Lënia e duhanit jo vetëm që është detyrë e vështirë në aspektin mental, emocional dhe fizik, por do të jetë vërtetë një stres i madh për trupin tuaj për të tejkaluar varësinë nga nikotina dhe shprehia tashmë e krijuar për një kohë të gjatë.
Disa fakte për nikotinën.
Vetëm 4% deri në 7% të njerëzve të cilët tentojnë ta lënë duhanin ‘rrap-tap’ janë të gjendje ta bëjnë atë. Të kërkoni ndihmë nga qendrat këshilluese, mjekësore apo përmes medikamenteve të ndryshme, mund vërtetë t’i dyfishoj gjasat e lënies së kësaj shprehie të shpifur.
Nikotina kalon në tru afërsisht 10 sekonda pasi është thithur cigarja dhe kur ajo arrinë në tru – DOPAMINA lirohet, që shkakton kënaqësi dhe qetësi te duhanpirësit. Posa ky efekt të përfundoj sa i përket dopaminës, lind nevoja për më tepër nikotinë dhe shfaqet dëshira për të pirë cigare përsëri dhe ky është cikël i pafund.
Prandaj kur tentoni ta leni duhanin, shfaqen simptoma jo të këndshme si irritimi, nervoza, depresioni, ankthi dhe vështirësia për tu koncentruar që janë shkaktarët kryesor për t’iu rikthyer pirjes së duhanit.
Lënia e duhanit nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin.
Mesatarisht duhanpirësit kanë 6-11 tentime për lënie të duhanin para se të jenë të suksesshëm dhe çdo ditë pa cigare duhet të konsiderohet si sukses. Pirja e duhanit është vërtetë komplekse, pasi nuk është vetëm shprehi e keqe, është edhe varësi. Jo më kot duhani (nikota) konsiderohet drogë. E drogat janë shprehi të këqia që janë si rezultat i varësisë së krijuar.