Përse burrat i tradhtojnë gratë dhe si të pengohen

Edhe pse Helen Mirren kohë më parë ka deklaruar që në martesë nuk është i nevojshëm seksi, seksologët konstatojnë që nuk është i nevojshëm vetëm nëse nuk keni asgjë kundër asaj që t’ju tradhtojnë burrat. E po, si dhe përse tradhtojnë, ka hulumtuar Helen Croydon.

Autorja e bestsellerit kontrovers ‘The Sugar Daddy Diaries’ ka hulumtuar përse vërtet meshkujt tradhtojnë gratë dhe partneret e tyre me të cilat janë një kohë të gjatë në lidhje. Njohuritë Helen Mirreni do t’i shfrytëzojë në librin e saj të ri F The Fairytale, në të cilin hulumton modelet bashkëkohore të lidhjeve si alternativë e martesës.

Për të grumbulluar informacione të bollshme, Helen ka biseduar me qindra femra dhe meshkuj pastaj (e maskuar) ka kaluar kohën në portalin për burrat tradhtarë Maritalaffair.co.uk.

tradheti3

Arsyeja kryesore e tradhtisë është, madje edhe e pritur, pakënaqësia seksuale e kushtëzuar me mungesën e joshjes pastaj edhe me kalimin në seksin rutinë. Për t’iu shmangur situatës së tillë, Helen këshillon femrat që të ndajnë kohë për seks, sepse, sa më shumë të përjetojnë orgazma, aq më mirë do të jetë për to. Ja edhe çka tjetër këshillon:

1. Mosplotësimi i nevojave të burrave

Ky është një problemi i shpeshtë midis baballarëve të rinj dhe partnerëve të femrave të punësuara. Ato “gropa” përpiqen t’i plotësojnë me diçka të re, shpeshherë jashtë familjes.

Ç’duhet bërë:

Në lidhje do të duhej të ndiheshim të dashuruar dhe plot forcë. Nëse nuk është kështu, më mirë është të rrimë vetëm. Prandaj, përpiquni që partneri të ndihet mirë. Pushoni të mbani shënime se kush çka ka bërë, sepse në shtigje të gjata kjo nuk ka rëndësi. Çdo ditë ndani një kohë të caktuar për bisedë të përbashkët. Mjaftojnë edhe 15 minuta gjatë darkës.

2. Ju dashuron, mirëpo janë shkaktuar tensione

Jam befasuar se sa meshkuj më kanë thënë që i dashurojnë gratë e tyre dhe as që mendojnë për divorc, mirëpo dëshirojnë diçka plotësuese. Jo patjetër seks, mund të mjaftojnë darkat dhe shoqërimet.

Ç’duhet bërë:

Afërsia e tepruar dhe familjariteti mund të vrasin epshin në bashkëshortësi, andaj provoni maksimalisht të ruani lidhjen nga realiteti i trishtueshëm.

3. Problemet shëndetësore të partnerit

Kur problemet shëndetësore e përfshijnë njërin ndër partnerët, tjetri di të shkojë në përqafim të huaj. Shumica e çifteve në raste të tilla partneri kërkon t’i plotësojë nevojat e veta seksuale jashtë lidhjes.

Ç’duhet bërë:

Zgjidhja është – pajtimi. Nëse ju mendoni që me seks nuk e tradhtoni emocionalisht partnerin, partneri atë mbase nuk e shikon në atë mënyrë. Nuk ka asgjë të keqe në lidhjet e hapura, mirëpo duhet të përballen të gjithë njësoj me këtë.

tradheti2

4. Sindroma “vetëm edhe një herë”

Sindroma shumë e shpeshtë te çiftet para martese që gabimisht besojnë që ajo aventurë e vetme dhe kujtimi për të do të jenë të mjaftueshme të bëhen të mirë në martesë.

Ç’duhet bërë:

Nëse dyshoni që partneri do të mund të kërkonte atë “herë të fundit para martese”, përpiquni të shpërtheni apetitin e tij seksual, assesi mos provoni ta shuani. Detyrojeni t’ju flasë për fantazitë e tij seksuale dhe përpiquni t’i realizoni bashkërisht.

5. Oportunizmi

Mashkulli apo femra shkojnë jashtë qytetit për pak ditë, andaj mendojnë se askush nuk do të mësojë për aventurën në shtratin e huaj. Sipas përvojës sime, personat të cilët e bëjnë atë gjë larg nga partneri, e kanë bërë atë edhe më parë apo kanë menduar për të bërë atë.

Ç’duhet bërë:

Më mirë është të thuhet çka nuk duhet të bëhet. Mos e kontrolloni, mos hulumtoni emialin apo celularin, mos përgjoni bisedat telefonike. Kontrolli i tepërt vetëm do ta largojnë personin nga ju. Mbrojtja më e mirë nga tradhtia është respektimi. /NGJYRA.COM/ 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply