Ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt më 14 tetor në Beograd është pezulluar në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium.
Gjatë ndeshjes, e cila po zhvillohet pa tifozët e kombëtares shqiptare, me rekomandimin e Federatës Evropiane të Futbollit, arbitri vendosi t’i largojë lojtarët e të dyja ekipeve.
Ndonëse tensionet ishin të pranishme që nga fillimi i ndeshjes, ato kulmuan në kohën kur një lojtar i kombëtares serbe hodhi poshtë flamurin kombëtar shqiptar, i cili valëvitej përmes një fluturakeje të dirigjuar nga larg. Kjo ka nxitur reagimin e lojtarëve të kombëtares shqiptare, dhe incidenti u pasua me ndërhyrjen e një numri tifozësh serbë në stadium.