Përparësitë dhe të metat e të jetuarit vetëm

Nëse i keni shikuar filmat e llojit… “Bridget Jones”, “Ally MacBeal” apo “Sex and the City”, atëherë e dini se i gjithë skenari i tyre bazohet në një gjë: si të mos mbetesh i vetëm. Mirëpo në jetën reale gjërat funksionojnë ndryshe.

Disa njerëz funksionojnë më mirë kur jetojnë vetëm, ndërsa një jetë e tillë ka një mori përparësish. Një prej tyre është liria që kanë ata në të gjitha aspektet e jetës – sepse kur nuk keni partner, thjesht, nuk keni nevojë askujt t’i jepni llogari.

vetem3

Po ashtu mund të hani sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë se duhet të kujdeseni për linjën e trupit.

Një tjetër përparësi e të jetuarit vetëm është edhe kohëzgjatja dhe kualiteti i gjumit. Kur flini vetëm, ju e keni gjithë shtratin në dispozicion, askush nuk ju pengon me gërhitje dhe askush nuk ua prishë gjumin me mëngjes.

Gjithashtu, në shtëpi mund të vini kur të doni, sepse askujt nuk do të keni nevojë t’i jepi llogari se ku keni qenë dhe pse jeni vonuar.

Në shtëpi ndërkaq, mund të vishni çfarëdo që dëshironi apo dhe të mos visheni fare, theksojnë studiuesit e lidhjeve të dashurisë.

vetem1

Megjithatë, të jetuarit vetëm i ka edhe të metat e veta. Studimi i Institutit Francez të Statistikave sugjeron se, jeta në bashkësi kushton më pak, ngase të gjitha shpenzimet ndahen në dysh – ndërsa më lehtë përballohet edhe tatimi.

Jeta në çift do të thotë se gjithmonë do ta keni dikë për të dalë, do të keni kujt t’i ankoheni, do të keni dikë që do t’ju kuptojë, si dhe dikë që do t’ju ofrojë mbështetjen e tij. /NGJYRA.COM/

vetem2

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply