Jeroen Nieuwhuis jeton dhe punon në Holandë. Ai ka filluar të merret me fotografi qysh në moshën 11-vjeçare, kur për ditëlindje kishte marrë një foto-aparat.
Me kalimin e viteve, ai filloi të bënte portete të shokëve, të cilat i postonte në internet, ku dhe fitoi famë për stilin e krijuar. Sot ndërkaq, fotografitë e tij vlerësohen jashtëzakonisht shumë, sidomos stili i tij.
Së fundi, Jeroen ishte në Kubë, ku ka realizuar një projekt, që për kryepersonazhe kishte banorët e Havanës. Fotografitë e mahnitshme të tij, portretizojnë jetën e njerëzve të zakonshëm të Kubës. /NGJYRA.COM/