Kina shpesh kritikohet për të drejtat e njeriut dhe për jokorrektësi politike, megjithatë, ky vend ka ndërtuar një fshat unikat për një komunitet të veçantë, xhuxhët, që është shndërruar në një atraksion të vërtetë turistik.
Fshati i vogël magjik Kunming– që njihet si perandoria e xhuxhëve – është ndërtuar në jug të Kinës, në vitin 2009, dhe aty turistët mbidhen për t’i parë shkathtësitë e jashtëzakonshme të vallëzimit të xhuxhëve.
Sapo të arrini në këtë fshat do t’ju përshendesin rreth 100 pjesëtarë të këtij komuniteti krenar. Aty mund të takoni vallëtarët, xhuxhët e veshur si personazhe të ndryshme historike, por dhe të nderoni mbretin e fshatit.
Ndërkaq, shtëpitë e fshatit, në formë kërpudhash, janë përplot ngjyra, sikur që janë dhe rrobat e xhuxhëve, të cilët jetojnë nga të hyrat që vijnë prej turistëve. /NGJYRA.COM/