Për efikasitet, rregullojeni tavolinën e punës

Për koncentrim të mirë në punë është shumë e rëndësishme që tavolina e punës të jetë e pastër dhe e rregulluar.  Megjithatë, për kreativitet të duhur në punë, preferohet që në tavolinën e punës të vendosni gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe që zgjojnë imagjinatën tuaj – thonë ekspertët. Sipas tyre, në tavolinën e punës duhet t’i keni së paku dy gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të ndjeheni rahat – por, nëse dëshironi diçka të re, atëherë ju propozojmë 4 gjërat në vijim:

1. Druri Bonsai

zyre rregullimi1

Ky dru magjepsës është dekor shumë i pëlqyer, ndërsa tregon se ka jetë për ju edhe jashtë zyrës ku punoni.

2. Mbishkrimet interesante

Of-them-all

Mbishkrimet interesante që zgjojnë të qeshura në fytyrën tuaj janë të mira për ta thyer monotoninë në punë. Nëse nuk mund të vendosni postër në zyrë, atëherë, zgjidhni stilolapsat ose fletoret e shënimeve me mbishkrime simpatike.

3. Një kalendar të bukur

zyra rregullimi3

Jeni të ngopur me kalendarin tuaj njëngjyrësh dhe të mërzitshëm? Atëherë gjejeni një kalendar interesant me ngjyrat që i pëlqeni. Kalendarin mund të bëni edhe vetë, duke vendosur nga një foto private që ju disponon për secilin muaj të vitit.

4. Materiali interesant për zyre

zyre rregullimi4

Materiali  shpenzues për zyre duhet të jetë i ngjyrave që i pëlqeni, sepse në këtë mënyrë do t’ia zbukuroni vetes ditën e punës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply