Për ç’arsye nuk mund të humbni peshë

Shumica e personave të cilët kanë telash me tepricë kilogramësh nuk arrijnë të humbin peshë, sepse edhe dieta tepër e mundimshme dhe uria nuk japin rezultate të dëshirueshme. Më së shpeshti fjala është për autosabotim, i cili shfaqet për disa arsye.

Nuk keni marrë vendim të prerë për t’u dobësuar

Mbase tingëllon çuditshëm, mirëpo vendimi që të mbahet dietë nuk është njësoj sikur vendimi që të dobësoheni. Në të vërtetë, dieta është regjim i përkohshëm i ushqimit, i cili pas disa javësh ndërpritet dhe çdo gjë kthehet si më parë. Për heqje të suksesshme të tepricës së kilogramëve është e nevojshëm të ndryshohet filozofia e jetës dhe e ushqimit.

dieta1

Nuk jeni të gatshëm për regjim të posaçëm të ushqimit

Deri dje jeni kënaqur me mish qengji dhe me specialitete të ndryshme kalorike, dhe përnjëherë keni vendosur që të hiqni dorë nga të gjitha dhe të kaloni në ushqim me oriz, çaj dhe peksimet? A mund ta imagjinoni se çfarë tmerri është për organizmin? Nutricionistët dhe endokrinologët këshillojnë që gradualisht të përgatisni organizmin për regjim tjetër të ushqimit kështu që do të kaloni në ushqim të planifikuar dhe të balancuar.

Kur të jeni shumë të uritur, para racionit, hani një banane apo një porcion më të madh sallate nga perimet me erëza të freskëta dhe me vaj ulliri. Kjo do të pengojë që të stërngopeni me ushqimin kryesor, i cili në raste të shumta është kalorik.

Harrojini fjalët “vetëm edhe sot”

Kjo është shpesh një atu që kërkon justifikim për të ndërprerë dietën. Ditëlindja, kremtja, dreka familjare apo ditët stresuese në punë nuk do të duhej të bëheshin justifikim që të ndërprisni regjimin e veçantë të ushqimit dhe të hani çdo gjë që me ditë dhe javë të tëra keni hequr dorë.

dieta2

Shkoni të flini me bark të zbrazët

Heqja dorë nga darka është gabim i madh, sepse uria mund të çrregullojë gjumin dhe të shkaktojë shtim të padëshiruar të peshës.

Keni hequr dorë krejtësisht nga ëmbëlsirat

Ngrënia me maturi e ëmbëlsirave jo vetëm që nuk do të çrregullojë dietën, por do të nxisë edhe dobësimin, kanë treguar shumë hulumtime.

Kohë pas kohe, disa herë në javë, pas drekës qeraseni veten me pemë të thata dhe me çokollatë të zezë, sepse në atë mënyrë trupi shpejt e tret sheqerin dhe materiet e tjera të cilat nxisin shtimin e peshës. /NGJYRA.COM/  

dieta3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply