Artisti i Universitetit Syracuse, Sam Van Aken, ka arritur të kultivojë pemën e cila prodhon 40 lloje të ndryshme frutash! Në degët e asaj peme gjatë muajve të verës… mund të shihen shumë lloje kumbullash, kajsish, pjeshkash, nektarinash, vishnjash dhe bademesh.
Van Aken, i cili është rritur në pronën bujqësore, ka qenë shumë pikëlluar, posaçërisht për shkak se shumë trungje të plantacionit kanë qenë të vjetra 150 dhe 200 vjet.
Veç kësaj, shumë lloje në atë plantacion kanë qenë shumë të rralla, autoktone dhe lloje të vjetra të cilat më nuk kultivohen. Për t’i mbrojtur ato, Van Aken ka blerë plantacionin, dhe pastaj një vit ka provuar që në vepër të zbatojë idenë e cila i ka shkrepur në kokë: ka dëshiruar që të shartojë çdo lloj peme në një trung.
Pas pesë vjetësh të mundimshëm, Van Aken ka arritur të kultivojë pemën e cila prodhon 40 lloje të ndryshme frutave. Ai thotë se është jashtëzakonisht krenar për suksesin e tij.
Pema e Akenit duket si edhe çdo pemë tjetër gjatë pjesës më të madhe të vitit. Mirëpo, kur vjen pranvera fillon shpërthimi i madh i sythave ngjyrë rozë, vjollcë, të kuqe dhe të bardhë.
Pas disa muajve në degë fillojnë të rriten lloje të ndryshme të pjeshkave, bademeve, vishnjave, kajsive, kumbullave dhe nektarinave. /NGJYRA.COM/