Peizazhi i jashtëzakonshëm i parkut kombëtar Lençóis Maranhenses

Parku kombëtar Lençóis Maranhenses në Brazil është i vetmi vend në botë ku mund të shihen dunat e shkretëtirës të rrethuara nga uji.

E gjithë sipërfaqja e këtij parku prej rreth 1.500 kilometra katrorë është e mbuluar me rërë të bardhë dhe me duna, ndërmjet të cilave ka një numër të madh të liqeneve të vogla ngjyrë të kaltër të bruztë.

Maranhenses11

Në shikim të parë, Lençóis Maranhenses duket si një shkretëtirë e rëndomtë, por teknikisht, kjo nuk është shkretëtirë për shkak se ajo gjendet në afërsi të lumit Amazon, rajon ky i pasur me reshje.

Megjithë shirat e dendura, në Lençóis Maranhenses ka shumë pak vegjetacion.

Liqejt e kaltër të bruztë (Lagunat) formohen me akumulimin e shiut ndërmjet dunave të rërës dhe  nivelin më të lartë e arrinë në përiudhën në mes korrikut dhe shtatorit.

Maranhenses14

Çuditërisht, në këto laguna jetojnë edhe disa lloje peshqish, megjithëse gjatë sezonit të thatë uji  avullohet pothuajse tërësisht.

Çdo sezon zogjtë e detit, pa e ditur, sjellin nga deti vezë peshku në këto laguna ku ato çelen dhe kështu fillon cikli i ri i jetës deri në avullimin e plotë të ujit.

Përveç peshkut, në këtë park mund të gjenden edhe disa lloje të zogjve, si dhe palma Buritis – një nga llojet e rralla të bimëve që lulëzojnë këtu.

Brazil

Disa zona të Lençóis Maranhenses janë të populluara me njerëz dhe atë  zakonisht me peshkatarë, të cilët gjatë sezonit të të reshurave peshkojnë në laguna. Kur thahet parku, shumica e banorëve kërkojnë punë në rajone tjera të Brazilit. /NGJYRA.COM/

Maranhenses9 AUGUSTO PESSOA     http://commons.wikimedia.org/w/index.php?title=User:AUGUSTO_PESSOA&action=edit&redlink=1 Maranhenses12 Maranhenses8 Maranhenses15 Maranhenses6 Maranhenses5 Maranhenses3 Maranhenses7 Maranhenses13

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply