Yehliu është një kep në qytetin bregdetar Wanli, në veri të Tajvanit, i njohur për peisazhin e tij të jashtëzakonshëm gjeologjik.
Shkëmbinjtë unikat, të cilët edhe e kanë bërë këtë vend të njohur në botë, janë të përqendruar në zonën e gadishullit të gjatë 1700 metra, të njohur si gjeoparku Yehliu.
Shumica e këtyre shkëmbinjve i kanë edhe emrat e tyre, të cilët i kanë marrë sipas dukjes së tyre të pazakontë. Më i famshmi është “Koka e Mbretëreshës”, i cili është njëherësh edhe ikonë kult e Tajvanit dhe simbol jozyrtar i qytetit Wanli.
Disa nga shkëmbinjtë e famshëm njihen me emrat si “Këpuca nga përrallat”, “Kosherja e bletës” dhe “Qirinjtë e detit”.
Shumë shkëmbinj përmbajnë edhe fosile, të cilat janë me origjinë burimore nga Tajvani.
Dielli, era, shiu, dallgët dhe tornadot e fortë e kanë shdërruar këtë vend në një nga gjeoparqet më të mahnitshme dhe të bukura në botë. /NGJYRA.COM/