Parku Bregdetar Hitachi, i cili gjendet në Hitachinaka në Japoni, pranë plazhit Ajigaura, është një park i bukur me lule dhe një destinacion i popullarizuar turistik. Parku mbulon një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh dhe duket tepër i bukur gjatë gjithë vitit.
Këtu në çdo sezon mund të gjinden lloje të ndryshme të luleve të çelura në kodrën “Miharashi No Oka”, nga e cila pamja në Oqeanin Paqësor është magjepsëse.
Parku është veçanërisht i njohur me lulet nemofile, me petale ngjyrë të kaltër, të cilat ndryshe njihen edhe si “fëmija me sy të kaltër”. Gjatë pranverës lulëzojnë më shumë se 4.5 milionë lule të këtilla në të gjithë parkut, dhe kjo periudhë është e njohur si “Harmonia e nemofileve”.
Përveç luleve nemofile, në këtë park ka edhe rreth një milion lule narcisi (dafodili), rreth 170 varietete të tulipanëve dhe shumë lloje tjera të luleve të ndryshme.
Krahas peisazheve të bukura, parku tërheq vëmendjen veçmas në vjeshtë, kur kodra e gjelbër Kochia merr ngjyrë të kuqe duke i lënë kështu vizitorët pa frymë me bukurinë e saj. /NGJYRA.COM/