Parada më e madhe e luleve në botë, Bloemencorso Zundert, këtë vit ka marrë një pamje tjetër. Për ta nderuar piktorin e famshëm, Vincent Van Gogh, me rastin e 162 vjetorin e lindjes së tij, në këtë paradë janë paraqitur 19 skuptura të mahnitshme të luleve, që portretizonin veprat dhe jetën e mjeshtrit të madh.
Parada Bloemencorso, që mbahet në Zundert, Holandë, në qytetin ku ka lindur mjeshtri i madh i pikturës – u organizua vikendin e kaluar, ndërsa është vlerësuar si më madhështorja nga të gjitha paradat e deritashme.
Disa skulptura gjigante të luleve kanë portretizuar fytyrën e Van Goghut, të ngjashme me autoportretet e tij, të tjerat ndërkaq, veprat e tij tjera të njohura, apo dhe stilin e tij të përdorimit të ngjyrave të ndezura.
Ky festival ka filluar në vitin 1936, për të nderuar kultivimin masiv të luleve të gjeogjinës në këtë rajon. Për realizimin e skulpturave ndërkaq, këtë vit janë përdorur 600.000 lule nga 50 sorta të ndryshme të gjeogjinës, ndërsa manifestimi është organizuar në 33 hektarë të tokës komunale. /NGJYRA.COM/