Plazhi Papakolea, i njohur si plazhi me rërë të gjelbër, apo Mahana Beach, gjendet në afërsi të South Pointit, në ishullin Ka’u të Havait.
Ky është një nga katër plazhet e vetme në botë me rërë jeshile – ndërsa tri plazhet tjera gjenden në Norvegji (1) dhe në Galapagos (2).
Rëra ngjyrë ulliri është pasojë e gurëve të gjelbër gjysmë të çmuar që njihen me emrin olivine, e që në këtë plazh kanë arritur nga Pu’u Mahana, vullkani i vjetër 49.000 vjet.
Olivine kanë dëndësinë dhe peshën më të madhe se kristalet tjera ranore, andaj dhe nuk “shpërlahen” nga uji i detit si rëra vullkanike.
Erozioni i përhershëm i vullkanit siguron mjaftueshëm rërë jeshile – mirëpo në një të ardhme të largët, Papakolea do të mund të ngjajë me çdo plazh tjetër të botës. /NGJYRA.COM/