Rrjedhja e mbi 11 milionë dokumenteve nga një firmë ligjore në Panama ka zbuluar se si elitat globale, përfshirë bashkëpunëtorë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë të fshehura shuma të mëdha parash. Edhe Shqipëria është përfshirë në megaskandalin “Panama Papers”. Sipas medias shqiptare që u referohet dokumenteve të “Panama Papers”, në skandal janë përfshirë 25 persona dhe 2 kompani nga Shqipëria. Ndërkaq dyshohet se, letrat e Panamasë mund të përfshijnë edhe zyrtarë nga Kosova.