Fotografët profesionistë dhe ata amatorë tashmë nuk e kanë të vështirë të realizojnë fotografi të mahnitshme të qyteteve dhe në përgjithësi peizazheve urbane. Këtë gjë ua mundësojnë rrokaqiejt, të cilëve inxhinierët po ua lëvizin shkallën e lartësisë çdo vit, dhe tashmë kanë arritur afër 1.000 metra lartësi.
Nga majat e këtyre ndërtesave, duke filluar nga Burj Khalifa e deri në Tokyo Sky Tree, tashmë janë realizuar fotografitë më mahnitëse – disa prej të cilave po ua prezantojmë në vijim. Ndërkaq, për të gjithë entuziastët e fotografisë po ua prezantojmë edhe lartësinë e ndërtesave prej nga janë realizuar ato.
Burj Khalifa në vitin 2010 është shpallur ndërtesa më e lartë në botë. Ajo është e lartë 830 metra. Taipei 101 në Taipei të Tajvanit është e lartë 509 metra; Qendra Financiare Botërore në Shanghai është e lartë 492 metra; ICC Tower në Hong Kong ka 118 kate dhe është e lartë 484 metra; Petronas Twin Towers në Kuala Lumpur të Malajzisë është e lartë 451 metra; Zifeng Tower në Nanjing të Kinës është e lartë 450 metra; ndërtesa Kingkey 100 (e njohur ndryshe si KK 100) në Shenzen të Kinës është e lartë 442 metra dhe ka 100 kate. /NGJYRA.COM/
Dubai
Shangai
Taipei
Kuala Lampur
Nanjing, Kinë
Shenzen, Kinë