Për projektin “Alberta’s Northern Lights”, të fotografit Richard Gottardo, u nevojitën dy vjet të plota dhe mbi 6.500 fotografi, të cilat shpeshherë ai vetë i realizonte në vende të shkreta, në temperatura ekstreme, deri në -35 gradë Celsius.
Megjithatë, mundi u shpagua. Tash, para nesh, kemi një video-material magjepsës që prezanton Aurora Borealis (dritën polare), që mund të shihet gjatë netëve të ftohta të dimrit mbi provicën e Albertas, në Kanadë.
Ju rekomandojmë që të ndizni altoparlantët, të klikoni opsionin “full screen” në kompjuterin tuaj, dhe të kënaqeni me peizazhet e mahnitshme që mund të shihen mbi Kanadë. /NGJYRA.COM/