Pagodat Kakku, një nga tempujt më spektakolar në Azi

Pagoda e bukur me emrin Kakku është një nga monumentet e lashta më të mëdha dhe më spektakolare në Azi (Mianmar, ish-Birmania). Ajo ka më shumë se 2000 ngrehina të larta prej guri, apo pagoda, që për shekuj janë ndërtuar në këtë lokacion.

Legjenda thotë se pagodat e para i ka bërë Mbreti Alaungsithum, i cili sundoi në rajonin Bagan në  shekullin e 12-të. Skulptura dhe pikturat dekoruese datojnë nga shekulli 17 ose 18, ndërsa disa prej objekteve janë edhe shumë më të vjetër.

Pagoda14

Kakku gjendet në rajonin Shan, në territorin e kontrolluar nga populli Pa-OH. Mbi 2000 pagodat, të cilat janë të vendosura në rreshta të ngushtë të dendur, mbulojnë një sipërfaqe prej rreth një kilometër katror.

Pagoda kryesore është rreth 40 metra e lartë, ndërsa çdo pagodë është kryevepër në vete.

Fillimisht, të gjitha pagoda në majë kishin “kurorëza” prej ari, të cilat gjatë kohës kanë rënë në tokë ose thjesht janë “zhdukur”. Disa monumente janë dëmtuar mjaft rëndë, megjithëse shumica prej  tyre ende janë në gjendje shumë të mirë.

Pagoda16

Dekorimet e jashtme në shumë pagodave janë të thjeshta dhe shumë të rralla. Motivet tradicionale janë të ndërthurura në strukturën e tyre, duke krijuar modele delikate të cilat tregojnë shkathtësitë  artistike të ndërtuesve të tyre.

Sipas një liste të Monumenteve, e cila është  përpiluar për herë të fundit  në vitin 1928, në këtë vend janë regjistruar 2548 pagoda. /NGJYRA.COM/

Pagoda177 http://www.dreamstime.com/stock-images-kakku-myanmar-image23018374 Pagoda19 Pagoda15 Pagoda13 Pagoda12 Pagoda11 Pagoda10 Kakku reflecting back at me in this small pool. Pagoda8 Pagoda7 Pagoda6 Pagoda5 Pagoda4 Pagoda3 Pagoda2 Pagoda1 Pagoda20

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply