Mekanizmi më i vjetër i orës në botë që ende është funksional është një orë masive mekanike e cila gjendet në Katedralen Salisbury, në Anglinë jugore.
E porositur nga Peshkopi Erghum rreth vitit 1386, ajo përbëhet nga një sistem rrotash dhe ingranazhi të lidhur me litarë për një këmbanë katedraleje.
Ajo bie në çdo orë të plotë. Një mekanizëm brenda sistemit e quajtur “rrota kurorë dhe traversa” e kontrollon punën e orës.
Fjala orë në gjuhën angleze “clock” rrjedh nga fjala gjermane “glocke”, që do të thotë “këmbanë/zile” dhe orët e hershme zakonisht kanë punuar në këtë mënyrë, me këmbana.
Para se fillonte përdorimi i orëve të këtilla, vetëm astronomët kanë përdorur orët rregullisht.
Llojet më të përhapura të orëve të përdorura në atë kohë nga komunitetet ishin orët e diellit dhe orët e ujit.
Përderisa astronomët evropianë e ndanin ditën në 24 orë, shumica e njerëzve e ndanin ditën në 12 orë të ditës dhe të natës, gjatësi e të cilave ndryshont nga dita në ditë.
Adoptimi i orëve mekanike shënoi fillimin e llogaritjes më të saktë të kohës.
Një tjetër orë mekanike, pak më e vjetër, është porositur në Milano, të Italisë dikund rreth vitit 1335, por ajo nuk punon. /NGJYRA.COM/