Me rritjen e madhe ekonomike, shteti më i populluar në botë, Kina, po ballafaqohet me një problem shumë serioz, ndotjen enorme të ambientit. Po ashtu Kina, njihet si vendi me ajrin më të ndotur në botë.
Ndotja e ambientit që ka kapluar këtë shtet, ka bërë që shumë ujëra të bëhen të papijshëm, ndërsa janë regjistruar dhe shumë raste të fëmijëve të lindur me të meta.
Autoritetet e këtij shteti tashmë kanë ndërmarrë masa emergjente për të përmirësuar sadopak gjendjen, mirëpo do të nevojitet goxha kohë që ambienti në Kinë të kthehet në binarë të shëndoshë.
Fotogaleria që do t’ua sjellim në vijim dëshmon se – rritja ekonomike bartë dhe pasojat e saj – ndërsa efektet e saj do të ndjehen edhe për shumë kohë. /NGJYRA.COM/