Një valixhe praktike që së shpejti do të gjendet në tregun botëror, qysh tash është vlerësuar si shpikje revolucionare.
Valixhja e quajtur G-RO, do të posedojë rrotat për të gjitha terrenet – të përshtatshme madje, dhe për kushtet dimërore – pastaj, karrikuesin e integruar për pajisjet elektronike, GPS-in, vendin e veçantë për tabletin tuaj etj.
Netta Shalgi, shpikës i kësaj valixheje, ka shpjeguar se kjo ide daton që nga koha kur studionte në Universitetin e Laplandit, kur gjatë udhëtimeve ballafaqohej me probleme të shumta me valixhet e tij.
Shalgi ka krijuar valixhen pas një studimi të thellë rreth nevojave të sotme të një pasagjeri – ndërsa ka angazhuar një ekip të tërë profesionistësh, që valixhja të dalë sa më praktike dhe e kohës.
Madje, për idenë e tij ai ka arritur të gjejë mbështetje në “Kickstarter” dhe “Indigogo”, duke siguruar buxhet prej 4 milionë dollarësh.
Fatkeqësisht, kjo valixhe nuk do të jetë fare e lirë, sepse do të kushtojë 499 dollarë. /NGJYRA.COM/