Një shtëpi plotësisht transparente, e ndërtuar nga qelqi, është projekti që do t’ju prezantojmë në vijim. E vendosur në një zonë periferike të Tokios, dhe e dizajnuar nga Sou Fujimoto, shtëpia ka një sipërfaqe prej 85 metrash katrorë, hapësirat e së cilës janë të shpërndara në nivele të ndryshme.
Shtëpia përshkruhet si “unitet i ndarjes dhe koherencës”, dhe duket si një dhomë e vetme por dhe si një koleksion i dhomave. Këtë e mundësojnë nivelet e shumta, ku në secilën hapësirë ndodhin aktivitete të ndryshme.
Një dizajn i pazakontë me konstruksion të çelikut dhe qelqit, ndërsa e veçanta e kësaj shtëpie është se, posedon dhe hapësirë intime por ka hapësira të mjaftueshme edhe për akomodimin e mysafirëve.
Shtëpia posedon qëndrimin ditor, këndin e punës, kuzhinën, tryezarinë…, dhe të gjitha këto janë të shpërndara në 21 nivele të ndryshme, që e bëjnë edhe më unik interierin e saj. /NGJYRA.COM/