Shtëpia Keret, në Varshavë të Polonisë, konsiderohet si shtëpia më e ngushtë në botë. Kjo shtëpi dykatëshe, që përmban një mini-kuzhinë, banjën, qëndrimin ditor, dhe një kthinë gjumi, është e gjerë 92 cm (në pikën më të ngushtë) deri në 152 cm (në pikën më të gjerë të saj).
Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 2012 nga arkitekti Jakub Szczęsny – i cili është dhe pronar i hapësirës ku është ndërtuar ajo – si një lloj instalacioni artistik për Fondacionin e Artit Modern të Polonisë.
Shtëpia Keret është e hapur për publik vetëm gjatë ditëve të caktuara. Momentalisht ajo është e mbyllur për vizitorët për shkak të rinovimit të saj.
Për këtë mikro-shtëpi prej hekuri momentalisht kujdeset shkrimtari Etgar Keret, i cili zgjedh mysafirët që mund të akomodohen aty. Zakonisht, mysafirë në këtë shtëpi janë artistët, që qendrojnë aty për një kohë të shkurtër. /NGJYRA.COM/