Makineritë që përdoren për nxjerrjen, ngarkimin dhe transportimin e xeheve janë vërtetë të mëdha. Por, në mesin e tyre disa janë më të mëdha se të tjerat – e disa janë vërtetë gjigante. Dhe, natyrisht, sa më të mëdha që janë ato, edhe puna bëhet në mënyrë më efikase…
Në vijim do t’ju njohim me një prej makinave të tilla. Me një bishë të vërtetë me rrota; ngarkuesin më të madh në botë, që prodhohet në Teksas të SHBA-ve.
“Letouerneau L-2350” i prodhuar nga kompania LeTourneau Inc.është ngarkues gjigant që, sipas librit të rekordeve botërore Guinnes, mban rekordin e ngarkuesit më të madh në botë.
The Le Tourneau Inc.e ka prodhuar këtë super-ngarkues për industrinë e minierave – ku po ashtu përdoren dhe kamionët gjigantë, që mund të transportojnë 400 tonë peshë përnjëherë.
Kjo makinë gjigante ka motor 16 cilindërsh (60 ose 65 L) me 2,300 kuaj fuqi. Vetëm mekanizmi ngarkues i kësaj bishe me rrota – kova (40,52 m3), peshon 72 tonë, ndërsa pesha totale operacionale e “Letouerneau L-2350” është 258 tonë.
Ky ngarkues po ashtu ka gomat/rrotat më të mëdha në botë 70/70-57 SRG DT (diametri 4 m dhe gjerësia 1.78 m), ndërsa çmimi i tij është hiç më pak se 1.5 milionë dollarë.
Rezervuari i këtij gjiganti zë 3,974 litra naftë, ndërsa ai përdorë 1,230 litra vaj për punën hidraulike. /NGJYRA.COM/