Liqeni Blue (i kaltër), që gjendet në Parkun Kombëtar ‘Liqenet e Nelsonit’ në Zelandë të Re, thuhet se ka ujin më të kthjellët në botë! Kthjelltësia e tij është pothuajse si e ujit të distiluar, që do të thotë se në të mund të shihet deri në 80 metra thellësi.
Ky liqe relativisht i vogël, konsiderohet i shenjtë për popullatën vëndese Maori, të cilët e quajnë atë Rotomairewhenua, prandaj noti në liqe nuk lejohet.
Megjithatë, fotografit Klaus Thymann i është dhënë një leje e veçantë për të përshkruar kthjelltësinë dhe bukurinë e liqenit për qëllime shkencore.
Ky liqe gjindet në parkun e bukur që ofron mundësi të shumta për rekreacion, ecje, peshkim dhe kampim. /NGJYRA.COM/