Mbreti Mindon i Burmës (Mianmari i sotëm) kishte dëshiruar që të linte prapa vetes diçka të dobishme për të rinjtë e vendit. Pasi që kishte qenë dashamir i madh i librit, ai mendonte se letërsia është një prej elementëve më të çmuar të shoqërisë, kështu që kishte vendosur që pas vetes të linte një libër. Por ai nuk dëshiroi të linte çfarëdo libri, por kishte vendosur të “botonte” librin më të madh në botë.
Mbreti dëshironte të realizonte një libër që do t’i rezistonte kohës 5.000 vjet, mirëpo ishte i vetëdijshëm se letra nuk do të mund të rezistonte aq gjatë. Kështu, në vitin 1860, ai filloi të ndëronte Mandalayn (atëherë kryeqytetin e Burmës), dhe njëkohësisht, në këtë qytet, dhe librin më të madh në botë, që ndodhet ende buzë kodrës së Mandalayt.
Dimensionet e këtij libri janë të mahnitshme: libri ka 730 fletë dhe 1.460 faqe. Secila fletë është e punuar nga mermeri, ndërsa përmban rreth 100 reshta tekst. Secila fletë ndërkaq, është e gjerë 107 cm, e gjatë 153cm, dhe e trashë 13cm. Po ashtu, secili tablet guri ka dhe pagodën e vet dhe që të gjitha faqet janë të renditura rreth pagodës së artë që është në mes – e që njihet me emrin pagoda Kuthodaw.
Sidoqoftë, u nevojitën 8 vjet që të përfundonte ky libër, ndërkaq në vitin 1868 ai u prezantua zyrtarisht para publikut.
Thuhet se secili tablet mermeri kishte pasur dhe një margaritar në maje të tij, mirë kur britanikët e kishin sulmuar veriun e Burmës (1880), edhe margaritarët ishin venitur.
Në vitin 1890 kishte filluar rinovimi i pagodës, ndërkaq në gjysmën e dytë të shekullit 20, librit prej gurëve të mermerit i është kthyer fama e dikurshme.
Në vitin 1900 ky libër e ka marrë dhe formën e tij të printuar – në 38 pjesë, ku secila pjesë ka 400 faqe. Sot, ndërkaq, të gjitha tekstet e skalitura (praruara) me ari në mermer janë zhdukur, ndërkaq janë zëvëndësuar me ngjyrë të zezë.
Së bashku, rendet e pagodës përbëjnë librin më të madh në botë, që në fakt është një përmbledhje e traditave Theravada të budizmit.
Për të pasur më lehtë përceptimin rreth madhësisë së këtij libri, shikojeni fotografinë në vijim, ku është prezantuar maketi i librit dhe përmbajta e tij. /NGJYRA.COM/