Njihuni me Kanionin me ngjyrë – një atraksion turistik në Egjipt

Në gadishullin Sinai, në Egjipt, në afërsi të qytetit Nuweiba, gjendet Kanioni me ngjyrë – një grykë e ngushtë, që është pagëzuar me këtë emër për shkak të spektrit të gjerë të ngjyrave të shkëmbinjve.

Kanioni është formuar nga erozioni i tokës që kishte ndodhur para miliona vjetësh – kur kjo zonë gjendej nën nivelin e oqeanit. Ai është i gjatë rreth 800 metra – ndërsa lartësia e shkëmbinjve arrin deri në 40 metra.

kanioni me ngjyre 0001

Shkembinjtë që rrethojnë këtë kanion dominohen nga ngjyrat e ndryshme, prej asaj ngjyrë hiri, deri të ngjyra e kuqe apo e verdhë. Këto ngjyra ndërkaq, janë rezultat i pranisë së magnezit dhe oksideve të hekurit në shkëmbinj.

Ky kanion, që tashmë është shndërruar në atraksion turistik, është i gjerë më shumë se një metër, ndërsa në disa pjesë të mund të ndesheni me gurët e shëmbur, mbi të cilat duhet të ngjiteni, për të kaluar tutje.  /NGJYRA.COM/

kanioni me ngjyre 0002 kanioni me ngjyre 0003 kanioni me ngjyre 0005 kanioni me ngjyre 0006 kanioni me ngjyre 0007 kanioni me ngjyre 0008 kanioni me ngjyre 0009 kanioni me ngjyre 0010 kanioni me ngjyre 0011 kanioni me ngjyre 0012

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply