Në Dubai ndodhet hoteli më i lartë në botë, i quajtur “JW Marriott Marquis Dubai”. Ai është hapur gati tre vjet më parë, kur pranoi dhe zyrtarisht këtë titull nga zyrtarët e librit të rekordeve Guinnes.
Me 355 metra dhe 72 kate të tij, ky hotel është më i gjatë se shumica e rrokaqiejve të qyteteve të mëdha të botës.
Në Dubai, megjithatë, ky hotel mbetet nën hijen e ndërtesës fqinje, dy herë më të lartë, Burj Khalifa, që tash për tash është rrokaqielli më i lartë në botë, me lartësi 828 metra.
Ky hotel është më i shkurtër se ndërtesa Empire State Building për vetëm 25 metra, ndërsa posedon apartamente dupleks, bashkë me bar personal.
Hoteli ka dy kulla, 9 restorante, 4 bare, një spa gjigante, qendrën shëndetësore, 684 dhoma dhe 120 apartamente.
Ndërtesa e hotelit gjendet në qendër të Dubait, fare pranë Dubai Mall, shoping qendrës më të madhe në botë. /NGJYRA.COM/