Njihuni me fshatin e Marinarit Popaj

Fshati i Popajit, i njohur me emrin Sweethaven, është një park argëtues në Maltë, që është ndërtuar sipas filmit të famshëm të animuar “Marinari Popaj”.

Fillimisht, ky fshat nuk ishte ndërtuar si pikë turistike që njihet sot, por, për xhirimin e filmit “Popeye” (1980).

Në këtë lokacion ishin ndërtuar rreth 20 konstruksione prej druri, dhe – më të përfunduar xhirimet, ekipi i filmit e braktisi këtë vendbanim duke lënë prapa gjithë këto ngrehina.

Fshati i Popajit9

Duke e parë këtë gjë, banorët lokalë u treguan shumë kreativë. Ata e shndërruan fshatin në një park argëtues, madje duke angazhuar disa aktorë që do të luanin rolet nga filmi i animuar.

Kësisoj, ata arritën të joshin turistë nga mbarë bota – që edhe në ditët e sotme përjetojnë ambientin ku ‘jetoi apo jeton’ heroi i tyre i preferuar i fëmijërisë.

Në fshatin e Popajit, sot mund të ndiqni shfaqje të kukullave, të vizitoni muzeun, kinemanë, por dhe të luani në filmin personal dhe xhirimin ta merrni me vete në shtëpi.

Fshati i Popajit6

Dhe, kjo nuk është e tëra – ekzistojnë dhe një mori gjërash që mund të shihen dhe përjetohen në këtë vendbanim, siç janë pikturimi i fytyrës, modelimi, skarë/muhabet, mini-golf, degustim falas i verës – kuptohet, këto janë aktivitete të ideuara për të rriturit.

Po ashtu ka dhe një mori aktivitetesh argëtuese në ujë, siç janë trampolinat, lundrimi me varka etj. /NGJYRA.COM/

Fshati i Popajit8 Fshati i Popajit7 Fshati i Popajit4 Fshati i Popajit3 Fshati i Popajit1 Fshati i Popajit11 Fshati i Popajit2 Fshati i Popajit10

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply