Në kopshtin botanik, “Acharya Jagadish Chandra Bose”, në Kolkata të Indisë, ndodhet druri më i gjerë në botë, që ka 2.880 rrenjë që dalin nga toka – e që në shikim të parë, duket sikur të ishte fjala për një pyll të tërë dhe jo për një pemë të vetme.
Druri i madh i llojit banyan (Ficus Benghalensis) është i vjetër 250 vjet, ndërsa mbulon 14.500 metra katror të sipërfaqës së tokës.
Pasi ishte sulmuar nga parazitët, në shekullin e 19-të, maja e këtij druri, e gjerë 15.7 metra, ishte hequr në tërësi – por, fatmirësisht, rrenjët e tij kishin mbetur të paprekur.
Rreth këtij druri gjigant është ndërtuar edhe një rrugë me gjatësi 330 metra, në mënyrë që vizitorët të mund të sodisin këtë mrekulli natyrore pa e dëmtuar atë.
Sidoqoftë, me kalimin e viteve ky dru vazhdoi të zgjerohet, andaj edhe rruga tashmë është përpirë brenda degëve të tij dhe kufiri i ekspansionit vazhdon të rritet nga dita në ditë. /NGJYRA.COM/