Druri i përgjakur (Pterocarpus angolensis) është një dru gjethërënës, me kurorë të gjerë – që mund të rritet deri në 15 metra lartësi, ndërsa ka lëvore me ngjyrë të errët.
Lëngu i kuq i këtij druri që rritet në Afrikë, tradicionalisht është përdorur si ngjyrë, ndërsa i kombinuar me yndryrë kafshësh – edhe për produkte kozmetike për fytyrë dhe trup.
Po ashtu besohet se ky lëng ka veti magjike për kurimin e problemeve shëndetësore që paraqiten për shkak të pasqyrës jo të mirë të gjakut – ndoshta, para se gjithash, sepse lëngu i këtij druri ngjason me gjakun – por dhe të shumë problemeve tjera shëndetësore.
Emrin “drugjak” e ka marrë nga lëngu që akumulohet në vendet ku pëson dëmtim një dru i tillë, që duket sikur varrë që gjakon. /NGJYRA.COM/