Një fotografe nga Rumania kishte dhënë dorëheqje nga puna për të filluar një jetë të re. Për dy vjet me radhë, Mihaela Noroc udhëtoi nëpër vende të ndryshme të botës – ku fotografoi qindra femra të rrethuara nga kulturat e tyre.
Projekti i saj quhet “Atlasi i Bukurisë”, ndërsa, nëpërmjet portreteve të femrave natyrale – Mihaela shpërfaq diversitetin e planetit tonë.
Fotografitë, sipas saj, dëshmojnë se bukuria ekziston kudo dhe, ajo nuk është çështje e kozmetikës dhe e përmasave – por, e personalitetit që ka një femër.
Trendet globale na bëjnë të dukemi dhe të sillemi njësoj, por bukuria e njerëzve qëndron në faktin se jemi aq të ndryshëm. Në fund të fundit, bukuria gjendet brenda syve të personit që shikon dhe ai person çdoherë është dikush tjetër, thekson Mihaela.
Synimi i saj është të vazhdojë të fotografojë femrat në vende të ndryshme të botës, duke e kompletuar Atlasin e saj që e bëri të njohur në botë.
Fotografitë në vijim janë realizuar në 37 vende të ndryshme të botës (ne kemi përgjedhur 30 sosh) – ndërsa Mihaela, me një buxhet modest që zotëron – vazhdon të udhëtojë, dhe deri më tash ka vizituar mbi 60 shtete të botës. /NGJYRA.COM/
Tibet, Kinë
Maramures, Rumani
Deti Baltik, Finlandë
Shiraz, Iran
Lugina Omo, Etiopi
Yangon, Mianmar
Rio de Janeiro, Brazil
Xhungla e Amazonës
Lugina Colca, Peru
El Paico, Kili
Etiopi
Nasir al-Mulk, Iran
Little India, Singapur
Riga, Letoni
New York, SHBA
Havana, Kubë
Chang Mai, Tajlandë
Oxford, Mbretëria e Bashkuar
Tibet, Kinë
Mawlamyine, Mianmar
Bogota, Kolumbi
Havana, Kubë
Medellin, Kolumbi
San Francisco, SHBA
Sydney, Australi
Taskent, Uzbekistan
Tbilisi, Gjeorgji
Otavalo, Ekuador
San Pedro de Atacama, Kili
Maori Marae, Zelandë e Re