Grafitet dhe arti i rrugës, apo muralet, shpeshherë janë konsideruar si vepër huliganësh, apo si diçka që lidhet me krimin dhe adoleshentët e papërgjegjshëm. Megjithatë, ky mendim ka filluar të ndryshojë, ndërsa ky lloj i artit tashmë vlerësohet si diçka që mund të zbukurojë një rrugë, një lagje, madje dhe të shndërrohet në pikë identifikuese të një qyteti të tërë.
Ky lloj i artit, që zakonisht krijohej ilegalisht – pa lejen e drejtuesve të qytetit – është interesant sidomos për turistët, ngase ai prezanton një kulturë pa e thënë një fjalë të vetme.
Edhe pse shumëçka mund të thuhet për këtë trend – një gjë është e sigurt, ai ka bërë vend në botën e artit… Ndëkaq, ne ju sjellim 20 qytete të botës që prezantojnë artin e rrugës në pamjen e tij më të mirë të mundshme. /NGJYRA.COM/
1. Mexico City, Meksikë
2. Londër, Britani e Madhe
3. Pragë, Republika Çeke
4. Libsonë, Portugali
5. Lodz, Poloni
6. Bogota, Kolumbi
7. New York City, SHBA
8. Valparaiso, Kili
9. Sao Paulo, Brazil
10. Paris, Francë
11. Melburn, Australi
12. Berlin, Gjermani
13. Cape Town, Afrika e Jugut
14. Moskë, Rusi
15. Bethlehem, Bregu Perëndimor
16. Stamboll, Turqi
17. Bristol, Britani e Madhe
18. Santiago, Kili
19. Buenos Aires, Argjentinë
20. Rio De Janeiro, Brazil